Fllakë – Bisht Kamëz mes plehrave, banorët rrezikohen nga infeksionet, bashkia Durrës në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2025, 11:22

Prej më shumë se një muaji, banorët e zonës Fllakë – Bisht Kamëz në Bashkinë e Durrësit po përballen me një situatë alarmante për shkak të grumbullimit të mbetjeve urbane të cilat nuk pastrohen. Ata shprehen se kjo nuk është hera e parë që institucioni përgjegjës neglizhon këtë pjesë të territorit dhe theksojnë se ndotja po rrezikon seriozisht shëndetin publik.

Më shqetësuesja, sipas tyre, është fakti se pranë mbetjeve ndodhet edhe një tub uji i pijshëm që është i çarë, duke shtuar rrezikun për ndotje të ujit që furnizon banorët. Përveç grumbullimit të mbetjeve, banorët denoncojnë edhe mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Rruga kryesore e zonës nuk është shtruar prej vitesh.

“Përshëndetje si jeni. Doja të denoncoja një rast me abuzimin e mbetjeve që Bashkia Durrësit nuk i pastron. Ndodhet në Fllakë – Bisht Kamëz, Bashkia Durrës. Kanë më shumë se 1 muaj. Nuk është vetëm ky problem që kemi si banorë të zonës. Afër këtyre plehrave është ujë i pijshëm i cili është çarë tubi. Një zonë e banuar e lëvizshme shumë nga mjetet e rënda ashtu edhe veturave, e cila ka vite që nuk shtrohet, nuk vendos dot shteti. Një pluhur i paparë që nuk jetohet. Të lutem publikoje”, shkruan qytetari për JOQ.

Pluhuri i përditshëm ka bërë që jeta në këtë zonë të bëhet thuajse e pa jetueshme, ndërsa institucionet lokale, sipas tyre, nuk marrin asnjë masë për përmirësimin e kushteve. Banorët kërkojnë nga bashkia Durrës me kryetare Emirjana Sakon, ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e mbetjeve dhe rehabilitimin e infrastrukturës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit