Banorët e zonës së Freskut në Tiranë denoncojnë gjendjen e rënduar të rrugëve, vetëm pak kohë pas përfundimit të punimeve. Sipas tyre, ka mbi 20 ditë që një defekt në rrugë nuk është rregulluar, ndërkohë që përgjatë segmentit nga kryqëzimi deri te Thesari janë të paktën tre difekte nën asfalt. Ata thonë se ndërtimi është bërë në mënyrë sipërfaqësore dhe pa asnjë ndërhyrje në shtresat e poshtme apo sistemin hidraulik.
"Përshëndetje. Kjo është gjendja në rrugët e Freskut. Ka 20 ditë që nuk e rregullojnë, nuk është vetëm ky defekt, duke nisur që te kryqëzimi deri te Thesari janë 3 efekte nën asfalt. Rrugët sapo u asfaltuan, por asfalti u hodh provizorisht sa për sy e faqe, nën dyshemenë e rrugës nuk u bë asnjë lloj punimi hidraulik. Këto rrugë mbas 6 muajsh do bëhen më keq seç kanë qenë. Ndërkohë Tirana vuan për ujë, ujësjellësi nuk menaxhon dot ujërat e rrugëve e jo më të kapë abuzuesit e ujit" shkrhet në denoncim.
Asfalti është vendosur "sa për sy e faqe", siç shprehen qytetarët, dhe rrugët e sapo-asfaltuara po tregojnë shenja dëmtimi vetëm pas pak javësh. Banorët paralajmërojnë se nëse situata vazhdon kështu, pas 6 muajsh rrugët do jenë në gjendje më të keqe se më parë. Puna jo cilësore ka ngritur shqetësime për sigurinë e qarkullimit dhe mungesën e përgjegjshmërisë nga institucionet.
Ndërkohë që Tirana përballet me mungesë uji të pijshëm, qytetarët ngrenë shqetësimin se Ujësjellësi nuk arrin të menaxhojë as ujërat e rrugëve, e jo më të kontrollojë abuzimin me ujin. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe transparencë për punimet që, sipas tyre, po kryhen në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa standarde.