Fier/ 38-vjeçarja largohet dhe braktis fëmijën, 15-vjeçarja ikën nga banesa dhe nuk kthehet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2025, 10:06

Një 38-vjeçare është larguar pa asnjë paralajmërim nga banesa duke braktisur edhe fëmijët e saj të mitur. Denoncimi është bërë nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se gruaja ka ikur pa lënë asnjë shenjë, duke i lënë fëmijët në kujdesin e tij. Largimi i nënës ka ngritur shqetësim jo vetëm për vendndodhjen e saj, por edhe për gjendjen emocionale të fëmijëve që janë braktisur pa shpjegim.

Në një rast tjetër, një 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, duke lënë në ankth familjen e saj. Nëna e saj, 44 vjeç, ka denoncuar zhdukjen dhe ka kërkuar ndihmë për ta gjetur. Ende nuk dihet nëse vajza është larguar me dëshirë apo në rrethana të tjera, por fakti që nuk ka dhënë asnjë shenjë jete e bën rastin edhe më shqetësues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit