Situata e transportit publik në Tiranë është skandal dhe në nivele alarmante. Ata që udhëtojnë çdo ditë me transport publik, përballen me një realitet shumë të hidhur. Përpos se shumë janë në gjendje gropë, autobusët shpesh nuk ndalen në stacione, duke i detyruar udhëtarët të dalin përpara mjetit në lëvizje, një veprim i cili mund të shkaktojë aksidente të rënda.
Përveç kësaj, oraret e linjave nuk respektohen, duke krijuar ngarkesë të madhe dhe duke i lënë qytetarët të presin për orë të tëra. Në shumicën e rasteve, autobusët janë të mbushur tej kapacitetit, duke e bërë udhëtimin të pasigurt dhe të pashembullt. Në këtë kaos, kushtet e brendshme të mjeteve janë të papranueshme, aspirimi dhe kondicionimi i ajrit nuk ekziston.
“Përshëndetje! Situata e përditshme me autobusët në Tiranë! Qytetarët rrezikojnë jetën duke iu dalë autobusit përpara sepse nuk hap derën në stacion. Linja më skandaloze, nuk zbatohet orari, të mbushura tej kapaciteti, aspirim–kondicionim nuk diskutohet. As biletë nuk të japin”, shkruan në denoncim një qytetare që përdor linjën e Porcelanit.
Të udhëtosh me transport publik është një stres më vete, por që për shumicën e banorëve të Tiranës është e vetmja mënyrë për të shkuar në punë, në shkollë, apo për të kryer një detyrim tjetër të përditshëm. Pasardhësi që do të vendoset në krye të bashkisë Tiranë duhet ta shohë me prioritet këtë problem madhor në kryeqytet me të cilën përballen qytetarët.