Ky është viktima e dytë e aksidentit tragjik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.09.2025, 08:16

Është konfirmuar viktima e dytë e aksidentit tragjik që ndodhi në fshatin Zajm të Klinës.

Bëhet fjalë për Përparim Dushkollin nga Korrotica e Epërme e Drenasit, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të dashurit të tyre.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmeve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet e afërtve.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit, i cili tashmë ka marrë dy jetë njerëzish.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit