Nga Kanadaja në QSUT: Drejtoresha e re dikur në selinë e PD-së

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.09.2025, 00:37

Pas largimit të Florenc Spahos nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në krye të institucionit më të madh shëndetësor në vend pritet të ulet Anxhela Paparizo.

Paparizo ka një formim në Histori dhe Gazetari, ndërsa karriera e saj është ndarë mes Tiranës dhe Kanadasë. Përpara se të largohej në vitin 2008, ajo ka mbajtur disa poste drejtuese në Bashkinë e Tiranës. Prej vitesh jeton në Ontario, ku drejton Departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e qytetit Burlington.

Por një detaj nga e shkuara e afërt tërheq vëmendje: më pak se një vit më parë, Paparizo ishte e pranishme në një takim në selinë e Partisë Demokratike me ish-kryeministrin Sali Berisha, si nënkryetare e Këshillit Koordinues të Diasporës. Në atë kohë, Berisha e quajti takimin një shkëmbim idesh për situatën në Shqipëri dhe për të drejtën e votës së emigrantëve.

Ky episod bën që emërimi i saj në krye të QSUT të shihet si një lëvizje e pazakontë: një kandidate me karrierë ndërkombëtare, por edhe me kontakte të fundit me opozitën. Kështu, për herë të parë, duket se drejtimi i QSUT mund të kalojë pa kundërshtim nga selia blu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit