Jonaid Myzyri fal mëkatet e vjedhjeve në kafe tek priftërinjtë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.09.2025, 20:14

Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, duket se ka zgjedhur një strategji të pazakontë për t'i shpëtuar hetimeve të drejtësisë. Jo me avokatë apo fakte argumentuese që s'ka vjedhur paratë e popullit, por duke u rrëfyer tek priftërinjtë në kafe.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Myzyri shfaqet në “një takim shpirtëror” me dy priftërinj, duke shpresuar se mëkatet burokratike do t’i shlyhen me shprehjen hyjnore: “Je i falur, biri im”.

Kjo është hera e parë që një i hetuar i drejtësisë i beson më shumë faljes hyjnore sesa mbrojtjes ligjore. Aty ky s'hyn ligji, hyn lutja...

Ndoshta, pas këtij episodi shpirtëror, Myzyrit i janë larë mëkatet e vjedhjeve të parave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit