Mallkimi i “Topit të Artë” troket në derën e Francës, a do ta vuajë Dembele fatin e të mëdhenjve?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.09.2025, 18:42

Ousmane Dembele ngriti të hënën mbrëma në qiellin e Parisit trofeun më prestigjioz individual të futbollit, “Topin e Artë”, duke vulosur vitin e tij më të madh si profesionist. Por ndërsa francezët festojnë, një hije e rëndë po projektohet mbi kombëtaren: Botërori i vitit të ardhshëm do ta gjejë Dembele-n si mbajtësin në fuqi të këtij çmimi, dhe historia tregon se ky status është më shumë mallkim sesa privilegj.

Asnjë skuadër në histori nuk ka arritur të shpallet kampione bote me fituesin aktual të “Topit të Artë” në formacion. Nga legjendat e mëdha të futbollit që kanë bërë epokë në klube, tek përfaqësueset e tyre që janë rrëzuar në Botëror, lista është e gjatë dhe pa përjashtim. Mallkimi nuk është thyer kurrë.

Tashmë është radha e Dembele dhe Francës. Do të mbeten edhe ata peng i kësaj tradite të frikshme apo do të guxojnë të shkruajnë historinë? Botërori i ardhshëm premton jo vetëm spektakël, por edhe një duel të vështirë me fatin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit