IKMT i shembi hotelin, Emanuela: Kanë dhënë urdhër oligarkët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2025, 20:12

Mëngjesin e sotëm forcat e IMT dhe IKMT-së ndërhynë me fadroma dhe mbështetjen e policisë për shembjen e një biznesi në pronësi të shtetases Emanuela Xhanej në Orikum.

Emanuela tregoi më parë se aksioni është paralajmëruar nga policia vetëm pak çaste para se fadromat t’i mbërrinin në oborr, pa pasur asnjë shkresë zyrtare nga institucionet. Ajo tha se ndërtesa ndodhet në proces legalizimi që prej vitit 2022, ndërsa nga Drejtorisë vendore të AShK-së në Vlorë është hapur një proces gjyqësor prej muajsh.

Gjatë pasdites ajo shkoi në Bashki ku kërkoi vendimin e prishjes së ndërtesave, por përgjigjia që mori ishte se vendimin mund ta merrte pas pesë ditës.

Mora vesh që këtu paska dalë një projekt ndërtimi për një nga këta investitorët strategjikë, oligarkët shqiptarë, dhe po pastrojnë zonën për të. Do nisin shembjet me radhë,” tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit