Pas shkarkimit, Veliaj premton parkim falas në oborrin e burgut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.09.2025, 18:30

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për ta shkarkuar nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është dorëzuar. Edhe pse tashmë i duhet të presë miratimin e qeverisë dhe ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, ai ka shpallur planin e tij të ri “vizionar” për qytetin: parkim falas në oborrin e burgut të Durrësit, ku ndodhet aktualisht.

“Ne e dimë sa problematike është situata e parkimit në Tiranë. Për këtë arsye, unë do të transformoj oborrin e burgut të Durrësit në një parking model, me gjelbërim dhe biçikleta publike,” deklaroi Veliaj përmes një letre dërguar mediave, duke shtuar se vendet e parkimit do të menaxhohen nga vetë të dënuarit, “me faturë fiskale dhe me buzëqeshje falas”.

Burime nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se ish-kryebashkiaku ka kërkuar të vendosen sensorë smart për të numëruar makinat, ndërsa të burgosurit do të marrin role të reja si “monitorues trafiku” dhe “mbjellës pemësh dekorative pranë trotuareve të qelisë”.

Ndërkohë, disa simpatizantë kanë nisur një peticion që ky projekt të zgjerohet edhe nëpër burgje të tjera të vendit, duke e shpallur Shqipërinë “qytetin më të madh të menaxhuar ndonjëherë nga një kryetar me uniformë burgu”.

SHËNIM: Lajmi i mësipërm është FAKE NEWS.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit