Këshilli Bashkiak voton PRO shkarkimin e Erion Veliajt

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2025, 18:23

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të martë me 50 vota pro propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Pas votimit në Këshillin Bashkiak, vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave, ndërsa Veliaj ka të drejtë ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese, proces që mund të zgjasë rreth tre muaj.

Për pasojë, edhe zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mund të shtyhen për fillimin e vitit 2026.

Ndërsa shtyn ditët më të këqija të jetës së tij në paraburgimin e Durrësit, Erion Veliaj mori kështu goditjen më të hidhur që pas arrestimit nga familja e tij politike, e cila e braktis tashmë zyrtarisht, duke e zhveshur përfundimisht edhe nga pushteti politik i bashkisë së Tiranës.

Thikat e fundit pas shpine ia dhanë njerëzit që i qëndronin më afër, këshilltarët bashkiakë, bashkëpuntorët e tij, pjesë e skuadrës së Tiranës që jo vetëm nuk guxuan t’i dalin kundër urdhrit të Edi Ramës për ta “vrarë politikisht” por u bënë bashkë për t’ia refuzuar “Lalit” të vetmen kërkesë që kishte, të ishte prezent në mbledhje për të folur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit