Joleza “i bën gjeneratën” urdhit të Ramës, bashkë me investitorin strategjik Gaz Paja i qendrojnë besnikë Erion Veliajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.09.2025, 17:45

Ditën e sotme, më 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon një mbledhje ku pritet të diskutohet dhe të merret vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Disa këshilltarë bashkiakë, mes tyre Joleza Koka, Aldo Merkoci dhe Gazment Paja, kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhje, duke kundërshtuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama.

Në sallën e mbledhjes mungon edhe kryetarja në detyrë e Këshillit Bashkiak, Anuela Ristani, e cila sipas rregullores duhej të ishte e pranishme.

Rikujtojmë se mbledhja drejtohet nga Megi Fino, vajza e ish-deputetit të PS Bashkim Fino, e cila së bashku me Endrit Brahimllarin do të votojnë pro shkarkimit të Veliajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit