Geri, 26-vjeçari që u aksidentua për vdekje te ‘Katër Rrugët e Shijakut’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2025, 17:54

Geraldo Krashi është 26-vjeçari që humbi jetën në aksin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë gjatë mesnatës.

I riu ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Ford' kur në rrethana të paqarta u përplas nga një Volkswagen me drejtues shtetasin F.R., 19 vjeç, banues në Shijak.

Për shkak të përplasjes së fortë, 26-vjeçari Geraldo Krashi humbi jetën menjëherë në vendngjarje. Ndërsa drejtuesi i Volkswagen-it, 19-vjeçari F.R., u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë.

Policia njoftoi se në vijim të hetimeve, drejtuesi i Volkswagen-it u arrestua për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi shkaktoi aksidentin fatal.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit