Lagjet e Tiranës pa ujë, te rruga Muhamet Deliu derdhet rrugëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.09.2025, 17:55

Në një kohë kur zona të tëra të Tiranës përballen me mungesë të ujit në çezmat e qytetarëve, në rrugën Muhamet Deliu uji “derdhet krua” prej të paktën 10 ditësh.

Sipas banorëve të zonës, kjo gjendje vazhdon të përsëritet prej ditësh dhe askush nuk merr masa për riparimin e defektit, që me sa duket ka ardhur nga dëmtimi i tubacioneve gjatë shtrimit të rrugës,

“Përshëndetje JOQ! Në rrugën Muhamed Deliu uji ka 10 ditë që ka shpërthyer në rrugë dhe askush nuk merr masa,” shkruan një qytetar.

Ky rast kërkon ndërhyrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, për të riparuar këtë defekt dhe ndaluar rrjedhjen e ujit nëpër rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit