Anxhela Paparizo në krye të QSUT, dikur drejtoreshë e Kulturës në Bashkinë e Ramës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.09.2025, 16:05

Anxhela Paparizo pritet të marrë drejtimin e QSUT-së.

Ajo është një nga anëtaret e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe pritet të emërohet drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Paparizo ka një lidhje të hershme me administratën qendrore dhe vendore. Ajo ka mbajtur më parë postin e Drejtoreshës së Kulturës në Bashkinë e Tiranës, në periudhën kur kryebashkiak ishte Edi Rama. Nuk dihet lidhja e Paparizos me shëndetësinë apo eksperiencs e saj e mëparshme në këtë sektor.

Emërimi i saj në krye të QSUT-së vjen pas dorëheqjes së Florenc Spahos, i cili qëndroi në detyrë vetëm pak muaj me ardhjen e ministres së re Evis Sala e cilësuar tashmë si "zarja" e Klodian Alljabeut, një prej oligarkëve të Shëndetësisë që ka nën zotërim koncesionin e Hemodializës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit