Gati në përplasje fizike në GJKKO për masakrën e Bradasheshit, Dumani-Alibejt: “Të degjeneroj, o të…”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.09.2025, 15:56

Seanca për dosjen e njohur si “Masakra e Bradasheshit” u tensionua rëndë pas një përplasjeje verbale mes të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Gjatë dëshmisë së tij, Alibej rrëfeu për avokatët takimin e tij të parë me Dumanin dhe detajet që ky i fundit i kishte zbuluar mbi ngjarjen tragjike.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij,” tha Alibej, duke ndezur menjëherë reagimin e Dumanit.

“Me leje zonja kryetare,” ndërhyri Dumani, duke u ngritur në këmbë dhe duke i drejtuar gishtin Alibejt: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”

Tensioni i krijuar u ndërpre përkohësisht nga gjykata, e cila urdhëroi punonjësit e sigurisë që ta zhvendosnin Dumanin në një kënd ku të kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

Megjithatë, mosmarrëveshja kulmoi menjëherë pas përfundimit të seancës. Sapo trupa gjykuese doli nga salla, Dumani iu afrua fizikisht Alibejt dhe me ton të lartë i tha:

“Të degjeneroj! O të … do me më nxjerr mu mashtrues…”

Situata u bë kaotike, duke penguar dëgjimin e përgjigjes së Alibejt, ndërsa punonjësit e policisë ndërhynë për të qetësuar gjakrat.

Pas ndërhyrjes, ata u nxorën nga salla: fillimisht Nuredin Dumani, e më pas Erion Alibej, duke shmangur çdo konfrontim fizik të mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit