Ky është momenti kur disa hajdutë të paidentifikuar kanë vjedhur një kamionçinë dhe largohen me shpejtësi në rrugën Belsh-Elbasan, në afërsi të fshatit Papër.
Ngjarja ka ndodhur në datën 20 shtator 2025, rreth orës 02:00 pas mesnate. Makina ishte e parkuar në pikën e mermerit, ku ndodheshin dhe disa magazina që shërbenin për depozitimin e ushqimeve.
Sipas denoncuesit, hajdutët u futën brenda magazinave ku vodhën 7 bidonë me vaj dhe 5 me raki. Ata i ngarkuan bidonët mbi makinë, dhe bashkë me të morën me vete dhe kamionçinën që shërbente për transportin e materialeve të ndërtimit.
Makina është tip “IVECO” me ngjyrë të bardhë dhe targa “AB 289 CG”. Pronarët e kanë denoncuar rastin në Polici, dhe e vetmja gjë që kanë mësuar është se makina është larguar në drejtim të Durrësit. Autorët ende nuk dihet se cilët janë.
Kushdo që ka informacion se ku gjendet makina, është i lutur të kontaktojnë në “WhatsApp” me numrin +49 15 21 58 19 990. Pronari thotë se kushdo që jep informacione të sakta për vendndodhjen e makinës do të marrë një shpërblim.