Evis Sala në krye të Shëndetësisë, ish-deputeti Spaho dorëhiqet nga drejtimi i QSUT

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.09.2025, 14:59

Drejtori i QSUT, Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Më 22 korrik, pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së Donjeta Bali u dorëhoq nga ky pozicion dhe vendin e saj e zuri Florenc Spaho.

Ky i fundit një mjek i njohur dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili ka shërbyer edhe si anëtar i Komisionit të Shëndetësisë u vendos në krye të QSUNT, por sot pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, Spaho ka dhënë dorëheqjen.

Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm 2 muaj, kur mori postin. Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, teksa pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit