Mjeku Dash plagosi me thikë kolegun tek Shefqet Ndroqi dhe u shpall në kërkim, sot President i Peshengritjes

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.09.2025, 13:19

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku mjeku radiolog Dashamir Çajka plagosi me thikë kolegun e tij, infermierin Mikel Osmani.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi pas një debati mes dy punonjësve të spitalit, që më pas përshkallëzoi në përdorimin e armëve të ftohta.

Pas incidentit, Çajka u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim nga autoritetet. Ndërkohë, infermieri Osmani u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Rezulton se Çajka është president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës dhe sipas raportimeve, ka pasur më parë konflikte edhe me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Sipas raportimeve, ata kanë pasur përplasje fizike në të kaluarën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit