Petrit Qoli thumbon Tasen: “A sheh mirë nga sytë afër-larg, se mos e ke vrarë ti Fatmir Xhindin?”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.09.2025, 13:06

Në GJKKO është duke u zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”. Në këtë seancë, bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, po pyetet nga avokatët e të pandehurve të tjerë.

Gjatë zhvillimeve në sallë, ka spikatur ndërhyrja e Petrit Qolit, një prej të pandehurve, i cili iu drejtua drejtpërdrejt Tases me disa pyetje të forta, duke e vënë atë në qendër të vëmendjes.

“Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër-larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?”, tha Qoli gjatë seancës.

Ish-deputeti i PS, Fatmir Xhindi, u vra në vitin 2009 pranë shtëpisë së tij, një ngjarje e cila ende sot mbetet e pazbardhur. Pyetja e drejtpërdrejtë e Qolit për Skerdi Tasen ka rikthyer vëmendjen mbi këtë atentat të bujshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit