Kanë nisur ndryshimet e reja në Ministrinë e Shëndetësisë me emërimin e Evis Salës, zares së oligarkut Klodian Allajbeu në krye të ministrisë.
Sipas burimeve, Spartak Zekja është larguar nga pozicioni i drejtuesit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSh).
Në vend të tij pritet të emërohet Artur Papajani, ish-drejtori i Tatimeve gjatë periudhës kur Partia Demokratike ishte në pushtet. Prezantimi zyrtar i tij në këtë detyrë pritet të bëhet sot në orën 14:00.
FSDKSH është nga institucionet ku mund të vjedhësh lirshëm, i pamonitoruar nga ligji apo shteti ashtu siç kanë bërë shumë paraardhës të Papajanit para tij, ish-drejtorë rilindas që i shpëtuan drejtësisë dhe gëzuan milionat.
Kontrovers është fakti që tashmë një ish-demokrat mbase i kthyer mavi do gëzojë këto privilegje zhvatjeje të fondeve publike, fundja sepse Shëndetësia është thes me fund të gjerë dhe ka për të gjithë... madje edhe për koalicionet opozitë-qeveri.