Dy punonjës të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë konfliktuar me thikë. I plagosur ka mbetur infermieri Mikel Osmani i cili është konfliktuar me punonjësin tjetër Dashamir Çajka.
Mësohet se shkaku i sherrit kanë qenë përplasja për pacientët. Mësohet se 32-vjeçari me detyrë laborant, e ka qëlluar infermierin e Sanatoriunit, me gërshërë në pjesën e krahut.
Mikel Osmani ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka shpallur në kërkim Dashamir Çajkan. Ngjarja ka tronditur jo vetëm personelin e spitalit, por dhe qytetarët që prisnin për shërbim mjekësor.