John Duncan për Kadri Veselin: Ishte person me funksion të lartë në zbulim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2025, 12:41

Dëshmitari John Duncan duke iu referuar një videoje të një takimi që ishte mbajtur në mes komandantëve të zonave dhe persona të tjerë nga UÇK-ja ku zhvilloheshin negociatat për Marrëveshjen e Demilitarizimit, tha se Kadri Veselin ishte një person me funksion të lart në zbulim.

“Me sa më kujtohet mua, është një person me funksion të lartë dhe në funksionin policor dhe të zbulimit”, tha ai.

Ai tha se nuk e thotë dot se si e di këtë gjë për Kadri Veselin.

Prokurori Matt Halling pyeti dëshmitarin se a ka arsye për të kundërshtuar nëse i thuhet se ky person është Kadri Veseli. Duncan tha se nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë.

Më pas, dëshmitarit iu prezantua një fotografi tjetër në të cilën shiheshin katër persona që për tre prej tyre tha se kanë qenë komandantë të zonave, duke përfshirë edhe Rrustem Mustafën-Remin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit