Historia e Rozalindës, vajzës së re që po lufton me 18 tumore në trup, ka prekur gjithë shqiptarët. Dy herë, falë zemërgjerësisë dhe solidaritetit mbarëkombëtar, u mblodhën shumat e nevojshme për operacionet e saj jetike. Pak ditë më parë, nëna e saj Bruna dha lajmin e gëzueshëm: ndërhyrja kryesore u krye me sukses.
Por, ndërkohë që një vajzë e pafajshme lufton për jetën, tre gra pa dinjitet, pa iman e pa turp, kanë zgjedhur të hedhin baltë mbi dhimbjen e saj. Adi, miku i ngushtë i Rozalindës, ka denoncuar se Entela Domi, Zyrha Korra dhe një grua e quajtur Ira, përmes TikTok-ut, jo vetëm kanë kërcënuar familjarët për t’u marrë para nëpërmjet gjobave, por edhe kanë shpërndarë shpifje të neveritshme kundër tyre.
Me një ligësi që nuk e gjen dot as te kriminelët më të rrezikshëm, këto tri “zonja” kanë guxuar të thonë publikisht se Rozalinda ka vetëm një muaj jetë dhe se GoFundMe është mashtrim i nënës. Një fyerje e ulët, një shpifje e pastër dhe një krim moral që vetëm njerëz pa shpirt mund ta nxjerrin nga goja.
Entela, Zyrha dhe Ira nuk janë thjesht thashethemexhije rrjeti. Ato janë shembulli më i ndyrë i asaj çfarë prodhon degjenerimi në TikTok: gra që kthehen në hiena e përpiqen të ushqehen me dhimbjen e një familjeje. Dhe për këtë, vendi i tyre është vetëm para gjyqit.
Edhe pse janë bërë kallëzime, Policia e Shtetit ende nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre. Deri kur do të tolerohen këto “gjobaxhije” të neveritshme? Apo duhet të presim që ato të vazhdojnë cirkun e tyre të pistë mbi kurrizin e një vajze që lufton mes jetës e vdekjes?
Tre emrat e turpit Entela, Zyrha dhe Ira nuk duhet të fshihen më pas ekranit të telefonit. Ato do të duhet të nxirren para drejtësisë dhe të japin llogari për çdo fjalë të ndyrë dhe çdo kërcënim që guxojnë të bëjnë.