Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2025, 12:36

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Shtipi tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre, siç po kërkojnë nga BE-ja.

Ai theksoi se i vjen për të vjell kur dëgjon për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke qenë se ata kanë vetëm 2% besim nga qytetarët.

"Mendimet e mia për gjyqësorin dhe prokurorinë janë shprehur shumë herë, dhe sa herë që flasin për atë pse jemi vonë në ligjet për reformën gjyqësore, thelbi themelor është një rritje e buxhetit, dhe bashkë me të një rritje e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë një vlerësim prej 2%, dhe kërkohet një rritje e pagave prej 0.8% të BPV-së së gjyqtarëve dhe 0.5% të prokurorëve. Gjithmonë ndiej të përziera, sepse tani as ata nuk i meritojnë këto paga", tha Mickoski.

Ai tha se kur "të ashtuquajturit ekspertë dalin publikisht dhe kritikojnë Qeverinë për ngecjen e reformave në prokurori dhe gjyqësor", qytetarëve duhet t'u shpjegohet se cila është reforma thelbësore.

Mickoski theksoi se problemi nuk është në rritjen e pagave, por se ajo duhet të meritohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit