Ceremonia e “Topit të Artë”, ja si votoi Shqipëria

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.09.2025, 11:17

Ousmane Dembélé është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2025, duke ngritur lart Topin e Artë në ceremoninë madhështore të Parisit. Ylli i PSG-së u votua masivisht nga gazetarët sportivë në mbarë globin, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror.

Mes votuesve ishte edhe gazetari i shquar shqiptar Besnik Dizdari, i cili votat e tij i ka ndarë si më poshtë:

Dembélé – 15 pikë

Cole Palmer – 12 pikë

Lamine Yamal – 10 pikë

Kylian Mbappé – 8 pikë

Gianluigi Donnarumma – 7 pikë

Neves – 5 pikë

Vitinha – 4 pikë

Harry Kane – 3 pikë

Achraf Hakimi – 2 pikë

Viktor Gyökeres – 1 pikë

Nga ky renditje, plot 7 prej tyre ishin pjesë e Top 10 përfundimtar në ceremoninë zyrtare të "France Football", duke treguar përputhshmëri të lartë mes vizionit shqiptar dhe asaj që vendosi bota futbollistike.

Përveç Topit të Artë, Dizdari ka ndarë votat edhe për kategoritë e tjera prestigjioze:

Portieri më i mirë – Gianluigi Donnarumma

Klubi më i mirë – Paris Saint-Germain

Trajneri më i mirë – Luis Enrique

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit