Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.09.2025, 10:42

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot. Sipas informacionit të parë, tre automjete u përfshinë në përplasje, duke shkaktuar dëme materiale dhe dy persona të plagosur.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ndonëse aksidenti ka pasur pasoja të rënda, për momentin nuk raportohet për të lënduar rëndë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë dalja e papritur e një automjeti tip "Audi" nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një tjetër automjet që po lëvizte në drejtim të Lezhës. Policia po heton për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit