Qytetarët e Kukësit po përballen me një situatë të vështirë, pasi prej tre ditësh janë të privuar nga furnizimi me ujë të pijshëm. Ky problem ka prekur shumë familje, përfshirë ata që kanë fëmijë të vegjël dhe ndodhen në shkollë, duke e bërë më të vështirë përballimin e nevojave të përditshme.
Qytetarët bëjnë apel për ndërhyrjen urgjente nga Bashkia e Kukësit dhe Ujësjellësi i Kukësit, për të siguruar rikthimin e furnizimit me ujë. Si pasojë e mungesës së ujit shumë banorë e kanë të pamundur të mbajnë higjienën në shtëpi duke vështirësuar jetesën e tyre të përditshme.
“Përshëndetje! Gjendja në Kukës jemi që 3 ditë pa ujë! I bëj thirrje Bashkisë Kukës dhe Ujësjellësit Kukës të marrin masa për këtë problem. Kemi fëmijë te vegjël ne shkolle, nuk dimë si do ja bëjmë. Ju lutem publikojeni anonim”, shkruan qytetarja.
Në këto kushte banorët kanë vetëm një thirrje për bashkinë e Kukësit dhe Ujësjellës Kanalizimet që të rregullojnë problemin në fjalë që ka lënë banorët e kësaj zone 3 ditë pa ujë. Të veprojnë me urgjencë për të mos lënë pas dore mirëqenien e qytetarëve dhe të sigurojnë që asnjë nga nevojat themelore të mos mbetet pa u përmbushur.