Vdes në QKUK i plagosuri nga të shtënat në Viti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2025, 09:33

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej prej disa ditësh nga plagët e marra me armë zjarri.

Rasti kishte ndodhur më 18 shtator 2025, në fshatin Debelldeh të Vitisë, rreth orës 14:25.

Viktima, ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit