Ndërron jetë në QSUT e burgosura nga Tropoja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.09.2025, 09:01

Afërdita Leke Hajdarkola, e burgosura 33-vjeçare, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo kishte vuajtur prej kohësh nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, dhe ishte nën trajtim dialize. Hajdarkola, e lindur më 3 korrik 1992, ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” më 20 prill 2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve më 15 tetor 2020.

Mbrëmjen e kaluar, Afërdita Hajdarkola u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë, duke u diagnostikuar me acidozë metabolike dhe hipotension. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ajo ka ndërruar jetë rreth orës 03:40 të mëngjesit, si pasojë e arrestit kardiopulmonar. Ngjarja është raportuar menjëherë nga autoritetet përkatëse dhe aktualisht po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes. Familjarët dhe të afërmit e saj janë njoftuar, ndërkohë që autoritetet po bashkëpunojnë me institucionet shëndetësore për të vlerësuar shkakun e ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit