Aksident i rëndë në Durrës, përplasen 2 makina, humb jetën 26-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.09.2025, 08:38

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Durrës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin 'Katër Rrugët e Shijakut'. Nga aksidenti ka humbur jetën një 26-vjeçar, ndërkohë që një 19-vjeçar që drejtonte makinën tjetër është transportuar për në spital.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit