Dembele fiton Topin e Artë 2025

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2025, 23:04

Ousmane Dembélé ka shkruar historinë, duke u shpallur fitues i Topit të Artë 2025, pas një sezoni spektakolar me Paris Saint-Germain.

28-vjeçari udhëhoqi klubin drejt një triplete historike: Ligue 1, Kupën e Francës dhe për herë të parë Ligën e Kampionëve.

Pas largimit të Mbappé, Dembélé mori rolin kryesor në sulm, duke shkëlqyer me 35 gola dhe 16 asiste në 53 ndeshje. Ai u shpall edhe Lojtari i Sezonit në Champions League dhe fitoi Këpucën e Artë në Ligue 1. Kulmi i suksesit erdhi në finalen kundër Interit, ku ai dha dy asiste në fitoren 5-0.

Në garën për çmimin, ai la pas supertalentin e Barcelonës Lamine Yamal, por trofetë dhe forma e Dembélé-s bënë diferencën.

Me këtë triumf, Dembélé bëhet francezi i gjashtë që fiton Topin e Artë, duke u bashkuar me legjenda si Zidane dhe Benzema. Ky çmim vulos rikthimin e tij të madh, nga një karrierë e mbushur me lëndime, në majën më të lartë të futbollit botëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit