Lamine Yamal shpallet fitues si lojtari më i mirë U21 tek “Topi i Artë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2025, 21:28

Lamine Yamal, talenti i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, ka fituar çmimin e Lojtarit të Ri më të mirë në evenimentin e Topit të Artë 2025.

Statistikat e tij janë të jashtëzakonshme: 21 gola dhe 22 asistime në sezonin 2024/25, si dhe një trefish vendës me LaLigën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Nën drejtimin e Hansi Flick, Barcelona u ringrit fuqishëm dhe Yamal doli si lideri i padiskutueshëm i skuadrës.

Edhe në Champions League, ku Barça u eliminua në gjysmëfinale nga Interi, Yamal tregoi pjekuri përtej moshës, duke qenë lojtari më i rrezikshëm në çdo ndeshje. Driblimet, fantazia dhe finalizimet e tij e kanë bërë një fenomen global.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit