Diella nis punën me “çensurë”: Zhduken 11 vite tendera nga faqja e APP

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2025, 19:21

Ministrja virtuale Diella, e prezantuar me shumë bujë si “zgjidhja dixhitale” për prokurimet publike, e ka nisur mandatin e saj me një skandal të rëndë. Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP), është vënë re se mungon i gjithë arkivi i tenderave që nga viti 2010.

Dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh: nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Me një klikim janë zhdukur 11 vite historik i plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion.

Ky veprim hedh hije të forta dyshimi: pse u fshi databaza? Kush ka interes që qytetarët të mos shohin tenderat e së shkuarës? Pasi për vite me radhë mediat kanë denoncuar skemat e abuzimit me paratë publike, fshirja e këtij historiku vetëm sa e përforcon bindjen se dikush kërkon të fshehë gjurmët.

Mesa duket, Diella e ka gjetur “zgjidhjen” më të thjeshtë për problemet e korrupsionit: jo duke i luftuar, por duke zhdukur të dhënat. Tani mbetet për t’u parë nëse ky vendim është marrë me dijeninë e saj apo me bekimin e kryeministrit, shefit të saj direkt, i cili prej vitesh premton transparencë në tendera, ndërsa në praktikë ndodh e kundërta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit