Mbyti dy të moshuara me qese plastike, i dënuari përjetë kapet me iPhone 16 në qeli

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2025, 19:04

Një operacion i befasishëm në orët e para të mëngjesit tronditi Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Mbi 250 efektivë të Forcave Operacionale zhvilluan kontrolle të imtësishme ndaj të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, mes tyre edhe Indrit Shaqja, i dënuar me burgim të përjetshëm për një nga krimet më makabre në Shqipëri.

Shaqja, i njohur për vrasjen e dy të moshuarave Elsa dhe Gjinovefa Vava në Durrës, të cilat i mbyti me qese plastike gjatë një tentative grabitjeje në vitin 2014, u kap në qeli me një iPhone 16 të fshehur. Ky aparat dyshohet se është përdorur për komunikime të paligjshme jashtë burgut.

Autoritetet zbuluan se kjo nuk është hera e parë që ai kapet me pajisje të ndaluara. Vetëm në dhjetor 2024, Shaqja u zbulua me një tjetër celular dhe një predhë, që dyshohet të ishte përdorur në ekzekutimin e të dënuarit Arben Lleshi brenda këtij burgu.

Rasti i tij po hetohet si pjesë e një rrjeti më të gjerë të krimeve të organizuara brenda qelive, ku përfshihen komunikime të dyshimta, urdhra ekzekutimesh dhe tentativa gjakmarrjesh.

Indrit Shaqja mbetet një ndër emrat më famëkeq të botës së krimit shqiptar, një figurë që edhe pas hekurave vazhdon të sfidojë autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit