Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e mesditës së sotme në qytetin e Vlorës, ku një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Skerdi Mehmetaj, me origjinë nga Selenica, është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me një armë zjarri të tipit pistoletë, ndërsa ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “10 Korriku”.
Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën dyshohet se ndodhi vetëplagosja. Bëhet me dije se pas incidentit, Mehmetaj e kishte hedhur pistoletën brenda një automjeti tip “Audi A5”, e cila u gjet gjatë kontrollit.