Raqka “pe Korçe” i vjedh shtetit 900 milionë në tenderin e shkollës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.09.2025, 18:42

Një tjetër skandal i rëndë trondit Bashkinë e Korçës të drejtuar nga Sotiraq Filo, i njohur si “Raqka i Korçës”. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-57105-08-05-2025, me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare ‘Sotir Gurra’ dhe ndërtim palestre”.

Fituese u shpall kompania “GLAVENICA” shpk, në pronësi të Majlinda dhe Lavdimir Baraj, me një ofertë prej 74,243,904.50 lekë të reja pa TVSH. Me TVSH shifra arrin afërsisht 900 milionë lekë të vjetra, një shumë marramendëse për një projekt të tillë.

Ndërkohë fondi limit i tenderit ishte 94,136,419 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 1.1 miliard lekë të vjetra me TVSH. Pra, oferta fituese përbën 79% të fondit limit, duke nxitur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Por më e rënda është fakti se në këtë tender morën pjesë 8 kompani, ku 6 prej tyre kishin ofruar shifra më të ulëta se fituesi. Megjithatë, të gjitha këto u skualifikuan në mënyrë të dyshimtë, ndërsa fituese u shpall pikërisht kompania me çmimin më të lartë. Për të kuptuar se sa është vjedhur në këtë tender, mjafton të themi se diferenca mes vlerës fituese dhe firmës që dha ofertën më të ulët është plot 135 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ky është një rast tipik i abuzimit me paratë publike, ku taksat e qytetarëve nuk shkojnë për interesin e fëmijëve dhe shkollës, por për të mbushur xhepat e të përzgjedhurve të pushtetit lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit