Zefi është mes katër rrugëve, ka nevojë për një shtëpi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2025, 19:05

Ky zotëri quhet Zef Sadria dhe me origjinë është nga Puka.

Në pleqëri, mosha më delikate për të gjithë, në vend që të ishte nën përkujdesjen e të afërmve, Zefi ka mbetur në mes të katër rrugëve. Pa shtëpi, pa ushqim dhe pa njerëz që t’i qëndrojnë pranë e të përkujdesen për të.

Zefi jeton i braktisur nga të gjithë në Shënkoll. Një djalë që ishte duke kaluar sot e gjeti duke qarë në mes të rrugës. Ishte me barkun bosh dhe lotët që i rridhnin pa pushim.

I riu e pyeti nëse ka nevojë për ndihmë, dhe pasi e ndihmoi me aq sa mundi, e mori në makinë për ta dërguar pranë Katedrales në Lezhë.

Zefi ka nevojë për një strehë, përkujdesje dhe ushqim. I riu i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që mund ta ndihmojnë të venë dorën në zemër dhe të reagojnë sa nuk është vonë.

Djali që e ndihmoi shton se Zefi nuk ka një numër telefoni, por në Lezhë dhe në Shënkoll e njohin të gjithë.

Ju lutem JOQ Albania postojeni këtë gjysh. E gjeta duke qarë e me barkun bosh në Shënkoll. Nuk ka shtëpi, ishte pa bukë në bark. E ndihmova sa munda por ka nevojë për strehim. Në Lezhë e njohin. Unë e lashtë te Çobat pranë katedrales. Zoti ju bekoftë familjarisht dhe kë të keni për shpirt. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit