Izraeli drejt pezullimit nga UEFA

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.09.2025, 17:19

Futbolli europian po përgatitet për një nga vendimet më të rëndësishme të dekadës. Më 23 shtator, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të votojë nëse Izraeli do të lejohet të vijojë pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare, apo do të pezullohet nga çdo aktivitet nën ombrellën e saj.

Shkak për këtë vendim është lufta në Gaza, e cila ka ndezur një valë reagimesh edhe në futboll. Presioni ndaj UEFA-s sa vjen e rritet, duke e kthyer këtë çështje në një test të fortë mbi rolin e sportit përballë krizave politike dhe humanitare.

Federatat e Italisë dhe Spanjës kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre se nuk pranojnë të luajnë kundër ekipeve izraelite. Ky qëndrim shton peshën e vendimit të UEFA-s, e cila duhet të zgjedhë mes ruajtjes së status quo-së dhe marrjes së një mase drastike.

Ish-ylli i Manchester United, Eric Cantona, është një ndër figurat që ka folur hapur për pezullimin e Izraelit, duke e cilësuar futbollin si një arenë ku nuk mund të mbyllen sytë ndaj realitetit.

Çfarëdo që të vendosë UEFA të martën, efekti do të jetë i menjëhershëm dhe i ndjeshëm. Një pezullim i Izraelit do të hapte një kapitull të ri në futbollin europian, duke treguar se sporti nuk është imun ndaj zhurmës së botës përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit