Dasha ka nevojë për ndihmën tuaj që të ecë si gjithë fëmijët e tjerë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.09.2025, 16:54

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË DASHËN NË LINUK E GOFUNDME!

Një nënë ukrainase, që jeton mes nesh, ka trokitur e dëshpëruar në derën e redaksisë sonë duke kërkuar ndihmë për bijën e saj të vogël.

Dasha, vetëm 9 vjeçe, vuan nga një sëmundje e rëndë që ia ka mohuar fëmijërinë e zakonshme, lojën dhe lëvizjen si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Para pak kohësh ajo iu nënshtrua një operacioni që solli pak shpresë, por gëzimi nuk zgjati gjendja u përkeqësua sërish.

Sot, Dash ka nevojë për një ndërhyrje të re mjekësore në Serbi, shansi i vetëm që ajo të mund të ecë, të qeshë dhe të jetojë jetën që meriton. Por shuma që kërkohet është shumë e rëndë për familjen, dhe nëna e saj është e pafuqishme ta përballojë e vetme.

Prandaj, ky apel është për ju: çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt ëndrrës së Darisë për të ecur në këmbët e saj. Një dorë nga ju mund t’i kthejë buzëqeshjen dhe t’i japë fëmijërisë së saj dritën që i mungon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit