SI SOT/ Ambulancat e Papulit, jo për të burgosurit por për të grabitur tenderët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.09.2025, 08:00

Në 23 shtator 2020, një tender për "Blerje automjetesh" me fond limit 23,275,833.8 lekë të reja (pa TVSH) u publikua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Tenderi ishte i ndarë në dy lote, ku loti i dytë ishte për blerjen e ambulancave për burgje. Kompania "CLASSIC" sh.p.k., e drejtuar nga Agron Papuli, mori pjesë dhe gjithçka duket se ishte paracaktuar.

Një nga më të mëdhatë shqetësime ishte fakti se "CLASSIC" sh.p.k. garoi vetëm me veten e saj, duke e bërë tenderin pothuajse pa konkurrencë. Kompania e drejtuar nga Agron Papuli paraqiti një ofertë prej 6,600,000 lekësh (pa TVSH), e cila ishte vetëm 0.42% më e ulët se fondi limit i tenderit. Ky detaj ngriti dyshime të forta për mundësinë e manipulimit.

Mirë që në këtë tender ka shkelje që brohorasin për të gjithë, veç për drejtësinë jo, por vlen të theksohet se përgjatë viteve ka patur denoncime nga ish- të burgosur që në burgje ka mungesë të mjeteve për ndihmën mjekësore. Kemi dhe të dënuarit që kanë vdekur në burgje, për të cilët familjarët akuzojnë IEVP-të për mungesë të dhënies së ndihmës së parë.

Ky është vetëm një shembull i një morie tenderash të dyshimtë në Shqipëri, ku mungesa e transparencës dhe garës e ka bërë të vështirë të garantohet një proces i drejtë. Ndërsa shkeljet e ligjit për tenderat janë të dukshme dhe të pa ndëshkuara, drejtësia e munguar ka bërë që abuzimet të shtohen. A mund të shpresojmë për një reformë të vërtetë në sistemin e tenderave?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit