Bërtet me të madhe dhe qëllon veten, zonja ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2025, 17:13

Kjo zonjë mund të ketë nevojë urgjente për ndihmë!

Një rast shqetësues ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare ka kërkuar ndihmë për një grua që kryente veprime të çuditshme pranë një stacioni autobusi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së kryeqytetit.

Në pamjet duket një zonjë që sipas qytetares është dhe shtatzënë. Ajo shihet teksa bërtet me të madhe duke folur me veten, ndërsa asnjë qytetar nuk i qëndron pranë. Sipas denoncueses, ajo dëmton veten duke e qëllon me forcë.

Pamja ishte shumë e dhimbshme dhe më erdhi jashtëzakonisht keq për të. Mbase dikush e njeh dhe mund t’i ofrojë ndihmën e duhur,” shkruan ajo.

Ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, pasi kjo zonjë përveçse mund të lëndojë veten, rrezikon dhe foshnjën që ka në bark. Institucionet rehabilituese duhet të reagojnë menjëherë, në mënyrë që rasti i saj të marrë zgjidhje.

Përshëndetje, si jeni? Dua t’ju njoftoj për një situatë që pashë sot në qendër, pranë stacionit të autobusit. Ishte një vajzë shtatzënë, e cila po bërtiste dhe po godiste veten. Pamja ishte shumë e dhimbshme dhe më erdhi jashtëzakonisht keq për të. Nëse është e mundur, ju lutem ta postoni këtë rast, mbase dikush e njeh dhe mund t’i ofrojë ndihmën e duhur. Fliste me veten e saj dhe e godiste veten. Me njerëzit ishte shumë agresive, të gjithë u larguan nuk i qëndronin pranë. Faleminderit për mirëkuptimin,” shkruan qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit