37-vjeçari nga Selenica shkon në spital i plagosur me plumb në këmbë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2025, 15:51

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj nga Selenica, ka shkuar në spital me një plumb të marrë në pjesën e këmbës.

Ai i është nënshtruar kujdesit të mjekëve, ndërkohë që rrethanat e plagosjes së tij janë të paqarta. Nuk dihet ende nëse 37-vjeçari është plagosur nga ndonjë person i paidentifikuar, apo është vetëplagosur aksidentalisht.

Në orët në vijim ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të zbuluar më shumë rreth dinamikës së ngjarjes.

Në njoftimin për mediat, policia thotë: Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, ( Skerdi Mehmetaj Piperi ) banues në Selenicë.

Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit