“Punëtorët e firmës së ndërtimit djegin plehrat poshtë pallatit”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.09.2025, 15:14

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një ngjarje shqetësuese që po ndodh në një pallat i cili s’ka shumë që ka përfunduar, duke ngritur alarmin për rrezikun dhe pasojat që po i shkaktohen komunitetit.

Sipas denoncimit, punëtorët e firmës ndërtuese kanë zgjedhur mënyrën më primitive dhe të rrezikshme për të shpëtuar nga mbeturinat i kanë vënë flakën brenda ‘kantierit’ pra poshtë pallatit. Ky veprim jo vetëm që ka mbuluar zonën me tym të dendur dhe erë të padurueshme, por ka krijuar edhe një rrezik real për shëndetin e banorëve.

Përveç ndotjes, banorët e këtij kompleksi kanë ngritur edhe një tjetër shqetësim serioz. Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë nga afati i dorëzimit të projektit, ashensori i pallatit vijon të mungojë. Ajo që duhet të ishte një pajisje bazike për jetën e përditshme, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët, është lënë në gjendje të mjerueshme, me shenja të qarta braktisjeje.

Pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë tonë tregojnë qartë se ashensori ndodhet në kushte katastrofike, ndërsa administratori i pallatit nuk ka dhënë asnjë përgjigje për situatën, duke lënë banorët mes tymit dhe pa një zgjidhje për nevojat minimale të tyre.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë, si për ndalimin e praktikës së djegies së mbeturinave në kantier, ashtu edhe për vënien në funksion të ashensorit të pallatit, në mënyrë që jetesa e tyre të mos kthehet në një makth të përditshëm.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, kjo është situata te kompleksi i firmës NK te xhamia në Selitë. Turp në vitin 2025 i vihet zjarri mbeturinave në kantier. Veç kësaj kanë kaluar shumë afatet dhe se kanë përfunduar si objekt oborri i pa sistemuar dhe ashensorët pa vendosur, s’kemi asnjë përgjigje nga administratori!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit