“Policët nuk janë të gjithë gjobëvënësa, ka edhe humanë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.09.2025, 15:40

Kjo video e veçantë vjen nga kryqëzimi i Rrugës së Kosovarëve në afërsi të Digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Në pamje duken dy punonjës policie të cilët i vijnë në ndihmë një zonje të moshuar.

Për një moment ata lenë mënjanë menaxhimin e trafikut dhe kapin për krahu zonjën, duke e ndihmuar që të hipë në makinë. Ky gjest i veçantë nuk kishte se si t’i shpëtonte pa filmuar një qytetari që ishte duke kaluar aty pranë.

Ai e ka dërguar këtë video në redaksinë tonë, duke dashur që të shprehë mirënjohjen publike për gjestin e policëve.

Përshëndetje JOQ, a mund që ta publikoni një video e cila dëshmon se në Policinë e Shtetit nuk janë të gjithë gjobëvënsa por ka dhe humanë. Ky është një gjest i këtyre dy policëve që nuk shihen në çdo ditë,” shkruan ai.

Jo të gjithë policët abuzojnë me detyrën, disa prej tyre punojnë me ndershmëri dhe përkujdesen për qytetarët, pavarësisht kushteve të punës me të cilat përballen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit