Veliajn po e tradhtojnë sot ata që futi në punë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.09.2025, 14:54

Dikur i bëri këshilltarë në Këshillin Bashkiak, u dha një vend solid në institucionin ku të gjithë i rrinin pincë, e sot janë po ata që po e presin në besë Veliajn.

Dy nga ata që i mori nën krah si zogj të vegjël në politikë, njërën si vajzën e kolegut të ndjerë e tjetrin si vezën-gjarpër të Ilir Metës, sot po e heqin qafe.

Megi Fino, vajza e të ndjerit Bashkim Fino është kurorëzuar nga vetë Veliaj majë tarracës së Bashkisë, për ta shtyrë poshtë pingul me kokë sot kryetarin ende në detyrë.

Brahimllari ka histori të vjetra pickimesh me helm duke marrë parasysh që ka kaluar nga përkrahja e Metës tek ajo e Veliajt, dhe më pas tek Rama, duke lënë pas një gjurmë të qartë të tradhtive politike shumë-ngjyrëshe.

Të pabesët i ka patur në shtëpi kryetari teksa kryeqyteti po shkon përfund nga mungesa e pastërtisë, ujit dhe ndërprerjes së vazhdueshme të energjisë elektrike. #FREEERIONVELIAJ

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit