Aksident i rëndë në Klinë, dy persona vdesin në vendngjarje, dy tjerë të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2025, 08:53

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy tjerë janë të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, në Zajm të Klinës.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi theksoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, dhe janë përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, tha tutje Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit