Kurti për dëshminë e Rubin-it në Hagë: Shpresojmë për më të mirën, qëndrimi im për Specialen s’ka ndryshuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2025, 14:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjell pjesërisht gjykimin në Hagë. Ai ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjell pjesërisht, me aq sa kam mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”.

I pyetur se si e komenton faktin që Demaçi po përmendet si kryesori, e ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të, Kurti tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë”.

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit