“Në maj Elgerit i dhashë 1200 $ për transportin e makinës nga SHBA, tani s’di ku ka mbetur”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2025, 14:03

Një qytetar shqiptar që jeton në New York, SHBA, ka denoncuar në redaksinë tonë një rast mashtrimi nga një kompani transporti automjetesh me destinacion Shqipërinë.

Qytetari thotë se ka paguar 1200 dollarë për transportin e një makine drejt Durrësit, por prej më shumë se 4 muajsh, makina s'ka mbërritur në Shqipëri dhe askush s'i jep një informacion të saktë për fatin e mjetit të tij.

Ai ka treguar se makina është dorëzuar në muajin maj përmes një kompanie që, sipas tij, menaxhohet nga një person me emrin Elger Vreto. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 4 muaj, makina nuk është dorëzuar në portin e Durrësit, dhe drejtuesi i kompanisë refuzon të bëjë pagesën e nevojshme për të nxjerrë mjetin nga porti.

Pak ditë më parë shqiptari ka folur me Elgerin, por ai i ka thënë se nuk ka lekë për të kryer pagesën dhe makina mbetet e bllokuar në port. Ai madje e ka paralajmëruar se do bëjë denoncim publik në JOQ, por ai s'i ka hapur telefonin dhe as nuk i ka kthyer përgjigje.

Edhe ne vetë si redaksi iu drejtuam Elgerit me një mesazh duke i kërkuar të përfundojë punën dhe t'i sjellë në Shqipëri makinën qytetarit, por nga e premtja dhe deri më sot, asnjë përgjigje.

Qytetari që denoncon Elgerin thotë se ky rast duhet bërë publik që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të kenë kujdes se kujt i besojnë.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje Joq, dua të raportoj nje problem qe me ka ndodhur. A mundeni tme ndihmoni ? Jetoj ne NY dhe ne maj te keti viti kam blere nje makine dhe e kam derguar ne Shqiperi emri i derguesit qe ka kompanine ketu eshte Elger Vreto. Por ka mbi 4 muaj sme ka derguar akoma makinen. Tani nuk ben pagesen dhe nuk ma nxjerr makinen ne Durres. Sot ma hapi telefonin e tha nuk kam lek ta paguaj. I kam derguar me zelle kam prova. Dua ta bej publike fytyren e ketij personi qe mos te gabojn njerz te tjer si gabova une. Sepse nuk e njifja i besova e kam 6 muaj qe skam mar makine $1200 i kam dhene vetm shipment. Ja kam then qe do ta bej denoncomin ne joq, nuk kthen pergjigej. Nuk ma hap telefonin, tha qe nuk e bej pagesen skam lek e nuk e di kur mund ta bej kam 6 muaj qe pres"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit