VLEN: Koalicioni Taravari–Sela–Ahmeti është mashtrimi më i madh politik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2025, 13:08

Koalicioni VLEN përmes një komunikate ka kritikuar opozitën shqiptare duke e quajtur atë “Koalicioni me shirit ngjitës”.

“Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti është fotografia më e qartë e mashtrimit politik. As vetë nuk u besojnë fjalëve që shqiptojnë. Njëri mban tubim pa tjetrin, të dytët shkojnë në Haraçinë jo për të uruar mbylljen e kanalit që VLEN e realizoi, por për të shitur të njëjtat tema që banorët i dëgjojnë prej 20 vitesh. Rrena dhe mashtrime! Ky koalicion rreh gjoks për shqiptari, por njëri është i zënë ngushtë me tenderët e “Gjoko Konstrakshën”, tjetri për ta shpëtuar karrierën politike, ndërsa i fundit bën çmos të vijë në pushtet e t’i shpëtojë familjarët e tij. Populli nuk është i verbër dhe nuk ha bar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Nga VLEN theksojnë se opozita aktuale sot kur nuk kanë pushtet mundohen të shiten si patriot.

“Kur numëronte tenderët dhe privilegjet, Ahmetit nuk i pengonte askush as Gruevski e as Mijallkovi. Sot, pa pushtet, mundohen të shiten si patriotë. Por çdo komunë që kanë udhëhequr është në katrahurë. Patriotizmi i tyre është si tenxherja bosh bën shumë zhurmë, por brenda nuk ka asgjë. Më 19 tetor, shqiptarët do ta japin përgjigjen e merituar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit